Nga një muaj paraburgim personave që kryen vjedhje në një bastore në Gjilan Foto: Ilustrim

Nga një muaj paraburgim personave që kryen vjedhje në një bastore në Gjilan

15 tetor 2018 14:46

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve K. R., Sh. R. dhe B. M., në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit K. R., Sh. R. dhe B. M., dyshohet se me datë 13 tetor me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke përdorur forcën kanë kryer vjedhje në lokalin “ECC-OBET”, duke marr 8 televizor të markave të ndryshëm, një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe një shumë të hollave rreth 150 euro.

Me këto veprime të pandehurit në fjalë, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme