Kronikë

Një polic në pranga për falsifikim me pasaporta biometrike

Një punonjës policie është ndaluar për falsifikim në procedurat e pajisjes me pasaporta biometrike, duke shtuar në listë një person me të dhëna të falsifikuara.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike, raporton Tch.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi Faik Ujkaj në shkresën që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, ka shtuar me shkrim dore emrin A. P. dhe praktiken e këtij të fundit.

Sipas aktit te ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresë si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit A. P. janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe nënshkrimi i shefit te komisariatit në formularin e pajisjes me pasaporte biometrike janë të falsifikuara./TCh