Boshnjaku nga Mali i Zi u ofron 5 euro policëve në Kullë, ndalohet

Boshnjaku nga Mali i Zi u ofron 5 euro policëve në Kullë, ndalohet

13 tetor 2018 12:34

Policia Kufitare e Kosovës në Kullë, raporton se rreth orës 11:30, të ditës së djeshme i ka dalë punë me një qytetar nga Mali i Zi.

Boshnjakun e ka ndaluar për tentim të mit dhënies.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull boshnjak shtetas i Malit të Zi pasi që i njëjti u ka ofruar 5 euro zyrtarëve policorë. Paratë janë konfiskuar dhe rasti i dorëzohet njësitit Kundër Krimeve Ekonomike të cilët janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme