Deputeti i OD-së Salianji në Prokurori për kallëzim të rremë

Deputeti i OD-së Salianji në Prokurori për kallëzim të rremë

12 tetor 2018 10:16

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë, shkruan sot “Shqip”

Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështjen “Xhisiela” kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës në orën 12, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme