Nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasësin e Aulon Zekës

Nëntë vjet e gjysmë burgim për vrasësin e Aulon Zekës

10 tetor 2018 14:22

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të miturin G.H me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Aulon Zekës në Prishtinë.

Gjykata ka dënuar të miturën R.G me masë edukativo-korrektuese në kohë zgjatje prej tre vjetësh, për ndihmë të autorit pas kryerjes së vrasjes.

Të miturit L.LL i është shqiptuar masa mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj.

Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Rasti ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL ka qenë në rigjykim.

Tre të miturit në shtator të vitit të kaluar e kishin vrarë 16-vjeçarin Aulon Zeka.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme