Kronikë

I dyshuari për vrasje në Pejë mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.G.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë , të datës 25 shtator.

Sh.G. është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe “Mbajte në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.