Kronikë

Superekspertiza nga Zvicra konstaton se Dafina Zhubi është vetëvrarë

Ka disa ditë që Prokuroria e Shtetit e ka pranuar raportin nga forenzika në Zvicër në lidhje me vdekjen e Dafina Zhubit, vajzën me nënshtetësi zvicerane, e cila dy vjet me parë u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë.

Ekspertiza konstaton se Dafina Zhubi është vetëvrarë.

Kjo ekspertizë është bërë nga një institucion mjeko-ligjor në Zvicër dhe është iniciuar nëpërmjet rrugëve institucionale, shkruan Koha Ditore.

Ekspertiza që dëshmon vetëvrasjen e Zhubit është në kundërshtim me pretendimet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, sipas së cilës provat flisnin për vrasje e jo vetëvrasje, dhe për këtë arsye pati kërkuar vazhdimin e hetimeve për këtë rast... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)