Kronikë

Digjet një ullishte në Fier

Descriptive Text

Një tjetër zjarr ka rënë në masivin me pemë ullishta në zonën e Peshtanit dhe Cakranit, në vendin e quajtur kthesat e Shkozës

Sipas informacioneve të para mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë.

Për shkak të erës flakët e zjarrit po pushtojnë duke djegur më tepër territore. Në vendin ku ka rënë zjarri kanë shkuar mjetet zjarrfikëse dhe në njerëz ndërkohë që terreni i thyer e bën edhe më të vështirë shuarjen e flakëve./Tch