Kronikë

Përleshje në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Policia njofton se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht duke përdorur edhe një mjet të mprehtë (dyshohet thikë).

Gjithashtu, në raport të Policisë thuhet se ata kanë pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar dy shtëpitë e personave të dyshuar të cilët nuk janë hasur në shtëpi si dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.