Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë, kryhej në qendra estetike Foto: Ilustrim

Zbulohet baza e prostitucionit në Tiranë, kryhej në qendra estetike

25 shtator 2018 15:04

Pas një operacioni të policisë janë zbuluar disa baza prostitucioni, të cilat funksiononin në disa qendra estetike në Tiranë.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës, e cila pas hetimeve intensive, ka goditur disa qendra relaksi të cilat dyshohen se përdoreshin për prostitucion.

Nga ky aksion, janë arrestuar 3 persona ku ndaj tyre rëndon akuza për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjithë rrjetit.

“Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”.Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe 1 u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ndaluarit janë H.D, 33 vjeç, banues në Tiranë, A.M, 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe L. Q, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme