Kronikë

Digjet një banesë në Tiranë, vdes një 60-vjeçar

Një 60-vjeçar ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e sotme të mëngjesit në Tiranë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Demneri”, ka bërë të ditur Policia shqiptare, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, transmeton KP.

Viktima është Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesën ku shpërtheu zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid, ndërkohë që policia ka nisur hetimin e rastit, transmetojnë mediat shqiptare.