Studenti vdes duke pritur të hyjë në provim

Studenti vdes duke pritur të hyjë në provim

25 shtator 2018 14:08

Një student i mjekësisë ka vdekur teksa ishte duke pritur që të hyjë në provim në gjinekologji.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.

“E kanë përfunduar pjesën praktike të provimit. Ka pas me hy tek unë në provim për pjesën teorike por nuk e ka arritur”, tha Paçarada për “kallxo”.

Ajo tha se gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka vdekur.

Sipas saj, studentit 23 vjeçar i është përkeqësuar gjendja pas problemeve me enët e gjakut.

“Studenti ka vdekur në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtimi nga mjekët”, ka thënë më tej ajo.

Komentet

Agroni (Ferizaj)03/10/2018 15:09

Shume e Dhimbshme kjo, Ngushellime per Familjen e ketij Studenti te Ndjere.

Shto koment

Të ngjashme