Një muaj paraburgim shoferit që goditi për vdekje 65-vjeçarin në qendër të Prishtinës Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim shoferit që goditi për vdekje 65-vjeçarin në qendër të Prishtinës

25 shtator 2018 13:48

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një masën e një muaji paraburgim të pandehurit E.B. për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, pasi më 23 shtator kishte goditur për vdekje këmbësorin V.M. në qendër të Prishtinës.

I pandehuri E.B., sipas dyshimeve të deritashme, më 23 shtator, rreth orës 15:50 në Bulevardin “Bill Klinton” në kryeqytet ishte duke drejtuar automjetin e tipit “BMW X1” dhe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e Ligjit mbi Trafikun Rrugor, ashtu që nga pakujdesia kishte goditur këmbësorin, tani të ndjerin V.M, i cili në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me një fëmijë tre vjeçar N.M.

Si pasojë V.M. ishte goditur nga automjeti dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, ndërsa fëmija N.M, nuk kishte pasur fare kontakt me automjetin, mirëpo si pasojë e frikës ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B. është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës..

Palakatë drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të pandehurit E.B. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.23.09.2018 deri me dt.23.10.2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme