Tri aksidente me fatalitet dhe 846 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

Tri aksidente me fatalitet dhe 846 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

24 shtator 2018 10:12

24 orëshi i kaluar në Kosovë është shënuar me tri aksidente fatale dhe gjithsej 846 gjoba të trafikut të shqiptuara.

Në vuajtje të dënimit janë dërguar dy persona, 12 janë arrestuar, kurse 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve gjatë ditës së diele ishte 30.

Përveç tri aksidenteve me fatalitet, u shënuan edhe 13 aksidente me të lënduar, kurse 14 sosh pa të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme