Edhe një aksident me fatalitet këtë të diel, në Skënderaj vdes një 28 vjeçar Foto: Ilustrim

Edhe një aksident me fatalitet këtë të diel, në Skënderaj vdes një 28 vjeçar

23 shtator 2018 23:47

Edhe një aksidenti tjetër me fatalitet ka ndodhur sot në Kosovë, i treti brenda ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar në fshatin Burojë të Skenderajt ka vdekur një 28 vjeçar pas lëndimeve që kishte pësuar në aksident trafiku që kishte ndodhur rreth orës 19:00, transmeton Koha.net.

Me këtë rast janë lënduar edhe tre persona të tjerë. Policia ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Përveç këtij aksidenti me fatalitet në Kosovë sot ndodhën edhe dy të tjerë.

Një 65 vjeçar vdes pasi goditet nga makina në “Bill Clinton”

Njëri në Prishtinë ku një 65 vjeçar, këmbësor, ishte shkelur me veturë dhe s’kishte arritur të mbijetonte.

Një 6 vjeçare vdes në aksident trafiku, 9 tjerë të lënduar

Kurse në magjistralen Gjakovë – Prishtinë kishte vdekur një gjashtë vjeçare, pas një aksidenti ndërmjet dy veturave. Me këtë rast edhe nëntë persona të tjerë janë lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme