Vrasje në tentativë në Viti, i dyshuari në arrati Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Viti, i dyshuari në arrati

23 shtator 2018 12:10

Një person ka raportuar në polici se në mbrëmjen e së shtunës një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Beguce të Vitisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

I dyshuari gjendet në arrati teksa rasti po hetohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme