Kronikë

E godet me tullë në kokë, më pas edhe me thikë në trup

Descriptive Text

Dje në rrugën “Gjon Sereqi”, ka ndodhur një sulm fizik, autori i së cilës ende s’është kapur.

Një person ka raportuar në polici, se një mashkull që mbante kapelë në kokë, por nuk e njeh, e ka goditur fillimisht me tullë në kokë e më pas me thikë në trup.

Menjëherë thotë se është larguar në drejtim të panjohur.

Policia thotë se është duke e hetuar rastin.