Kronikë

Një i arrestuar për mos respektim të urdhrave policor në Prishtinë

Descriptive Text

Një person është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor në Prishtinë.

Policia ka bllokuar rrugën “Rrustem Statovci” për shkak të ceremonisë së rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit ndërsa i arrestuari ka refuzuar urdhrin e policëve që të mos kalonte në këtë rrugë.

Dëshmitarët kanë thënë se gjatë arrestimit të tij polici ka thyer xhamin e përparmë të veturës së tij.