Kronikë

Rrokulliset me traktor, humb jetën në veri të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Një person i komunitetit serb ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së rimorkios në një pyll në fshatin Potok Mala në Soqanic të Mitrovicës së veriut.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.

Një person është arrestuar për këtë rast ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.