Autori i vrasjes së bariut në Tropojë shkoi nga Tirana

Autori i vrasjes së bariut në Tropojë shkoi nga Tirana

19 shtator 2018 14:03

Është identifikuar autori i vrasjes se 69-vjeçarit në Tropojë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në zonën e bjeshkëve të Doberdolit në Tropojë, ku bariu Tahir Bajraktari u gjet pa shenja jete.

Ka qenë një banor i zonës, që ka lajmëruar policinë për praninë e një viktime të vrarë me armë zjarri.

Uniformat blu falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor kanë bërë të mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69 vjeçarit në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme