IPK-ja ka dështuar të shfajësojë policët që kanë “bashkëpunuar” me vrasësin e dyfishtë

IPK-ja ka dështuar të shfajësojë policët që kanë “bashkëpunuar” me vrasësin e dyfishtë

19 shtator 2018 07:00

Tre zyrtarë policorë të Gjakovës e kishin shantazhuar dhe i kishin bërë presion Valbona Marku - Ndrecajt, e cila së bashku me vajzën e saj është vrarë rreth një muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Pjetër Ndrecaj, shkruan sot Koha Ditore.

Presioni ndaj saj kishte nisur disa javë para se të ekzekutohej për vdekje.

Inspektorati Policor i Kosovës është përpjekur fillimisht të shfajësonte Policinë e Kosovës për trajtimin e këtij rasti, por hetimet e prokurorisë kanë zbardhur prova që inkriminojnë zyrtarë policorë në këtë rast.

Sipas informatave të gazetës, zyrtarë policorë të veshur me uniformë, pa asnjë autorizim të gjykatës, pa i njoftuar fare eprorët, krye më vete kanë shkuar tek shtëpia e Valbona Markaj -Ndrecajt dhe rrejshëm janë munduar ta bindin që fëmijët duhet t’ia dorëzojë bashkëshortit, me të cilin kishte kohë që nuk po bashkëjetonte. Kur ajo ka refuzuar ia kanë marrë me dhunë dy fëmijët dhe ia kanë dorëzuar babait. Tre fëmijët e tjerë i kanë lënë me Valbonën. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii20/09/2018 15:07

O Zo oZot!!!! Qfar shteti more jem ka mundohemi me bo???!!! Qfar te ardhme krijohet per femijet tane kur ata te cilet duhet te ofrojne mbrojtje te shkelin e te mbysin??!!!!!

Shto koment

Të ngjashme