Një muaj paraburgim për të dyshuarit për tentimvrasje Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për tentimvrasje

18 shtator 2018 14:42

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve E.I. dhe V.I. për 1 muaj për shkak të dyshimit se kishin tentuar që të vrasin viktimën E.Z. me revole dhe sëpatë.

“Të pandehurit E. I. dhe V. I., dyshohet se me datë 16.09.2018 pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin E. Z., në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë, të përgatitur dhe të pajisur me revole dhe me sopat kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarin në fjalë. Me këto veprime të pandehurit E. I. dhe V. I., kryer kanë kryer veprën penale bashkëkryerje vrasje në tentative nga neni 178 lidhur me 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri E. I. ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme