Kronikë

Katër të arrestuar të dyshimtë për përfshirje në veprat penale

Descriptive Text

Policia e Kosovës, njofton se, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.

Me këtë Polica ka bërë arrestimin e katër personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: ,,mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe ,,ofrim i lokalit për prostitucion”, transmeton koha.net.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

R. B. lindur me 1966 m/sh/k

G. Sh. lindur me 1993 m/sh/k

A. Sh. lindur me 1983 m/sh/k

S. R. lindur me 1960 m/sh/k

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.