Kronikë

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim detyre

Foto: Koha

Inspektorati Policor i Kosovës javë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj një zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”, bën të ditur ky Inspektorat përmes një njoftimi për media.

Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Ndaj tij IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit, i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.