Kronikë

“The Sun”: Në Angli janë arrestuar 140 shqiptarë në aktivitetit kriminal

Prestigjiozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull shqiptarëve dhe aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e tyre shkruhet se kriminelët e drogës në Midlands janë duke u zëvendësuar nga mafia shqiptare, e cila ka marrë në dorë aktivitetet kriminale në vend.

Vitin e kaluar Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se ‘gangsterët’ nga Shqipëria kanë tashmë një profil të lartë dhe kanë fituar kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

Një prej tyre, shtetasi shqiptar Klodjan Copja u kap si rezultat i një hetimi proaktiv nga Task Force që nga prilli i 2013 deri në korrik të 2015. Ndërsa Policia e West Midlands arrestoi 140 shtetas shqiptarë në 2017, 51 prej të cilëve u akuzuan për aktivitete që kishin të bënin me drogën.

Në listën e arrestimeve të rëndësishme kanë hyrë edhe Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha, të cilët kur u ndaluan nga oficerët në Mercedesin e tyre iu gjet lënda e kokainës me një vlerë tregu prej £120,000.