Kronikë

Pas ikjes së dy të burgosurve, arrestohen dy oficerë korrektues

Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi siç raporton policia, ata s’e kanë bërë përcjelljen e të burgosurve.

U kanë ikur dy të burgosur. Njëri shqiptar shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Maqedonisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.