Kronikë

Një burrë kërcënohet nga një femër në shtëpinë e tij

Një femër nga fshati Serbobran në Istog e ka kërcënuar një burrë në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia sqaron se kjo ka ndodhur pas një konflikti të mëhershëm në mes të dy familjeve ku e dyshuara ka shkuar te shtëpia e viktimës dhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme kërcënuese.