Kronikë

Vetëaksident afër liqenit të Badovcit

Një vetëaksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në magjistralen për në Gjilan, më saktësisht afër liqenit të Badovcit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se personi i vetëaksidentuar ka pësuar lëndime trupore.

“Për shkaqe ende të panjohura, një veturë ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Si pasojë, ngasësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.