Kronikë

Gjendet i pajetë një 13 vjeçar në Vlorë, dyshohet se është vrarë

Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Fitore të Vlorës, raporton TCH.

Nga të dhënat e para mësohet se 13-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpi nga babai i tij.

Dyshohet se i mituri është qëlluar me armë gjahu.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.