Kronikë

Një bandë serbo-kroate qëndron pas vjedhjes së bizhuterive të shtrenjta në Itali

Një bandë hajdutësh serbo-kroate qëndron pas vjedhjes së bujshme të bizhuterive të çmueshme indiane të koleksionit të njohur Al-Thani.

Koleksioni me vlerë miliona dollarësh u vodh me 3 janar të këtij viti gjatë ekspozitës “Thesaret e Mughalit dhe Maharajahs”në Pallatin Doge në Venecia,

Autorët u identifikuan nga hetuesit pas hetimeve disa mujore të kryera në heshtje të plotë. Dyshohet se grupi i hajdutëve ka pasur një bashkëpunëtor të brendshëm.

Banda e specializuar për vjedhjet e sendeve të çmuarve dhe ndoshta me precedentë të ngjashëm si në Itali dhe jashtë arriti të merrte një palë vathë dhe një karficë në diamante, ar dhe platin.

Dy hajdutët pasi morën bizhuteritë e çmuara arritën të largohen duke u përzier në turmën e njerëzve, ndërsa përmes teknologjisë arritën të pamundësojnë aktivizimin e alarmit.

Bizhuteritë ishin pjesë e ekspozitës lëvizëse që është në pronësi të mbretit të Katarit, Hamad bin Abdullah al-Tani.