Kronikë

Disa raste të sulmeve e dhunës familjare në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Disa raste të sulmeve dhe dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në rastin e parë, në Lipjan, një grua ka raportuar në policia se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj, që është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, me vendim të prokurorit.

Rasti tjetër, ka ndodhur në fshatin Malishevë të Gjilanit ku një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Edhe ai është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast është shënuar në fshatin Firajë të Shtërpcës, ku një burrë është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Në këtë rast, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.