Pas një sulmi që ka ndodhur në prokurori në Mitrovicë, avokati Mahmut Halimi është duke marr trajtimin në spitalin e Mitrovicës.
Avokati Mahmut Halimi përmes telefonit i ka konfirmuar KTV se është sulmuar në zyre të prokurorit nga Sabit Lushtaku derisa ishin duke u marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse. I dyshuari Lushtaku po mbahet në arrest me urdhër të prokurorit kujdestar.
Më tutje Halimi ka thënë se ai gjatë gjithë kohës derisa merreshin dëshmitarët në pyetje ishte penguar ta kryente punën e tij nga Sabit Lushtaku deri në momentin kur ai ka nisur ta grushtonte atë.
-
31 gusht 2018 15:32
-
Shpërndaje në: