Kronikë

Konfiskon dhjetëra kilogramë produkte ushqimore të skaduara në Ferizaj

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka nisur një aksion për t’i kontrolluar marketet ushqimore nëpër vendbanime të Komunës, ndërkohë që ky aksion ka rezultuare me konfiskim dhe asgjësim të dhjetëra kilogramëve me produkte të cilave i ishte skaduar afati.

Aksioni i Inspektoratit është realizuar kryesisht në fshatrat: Pojatë, Rahovicë, Papaz, Sazli dhe Talinoc të Jerlive, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha, ka thënë se zgjerimi i këtij aksioni të ndërmarrë vjen si rezultat i qëllimit të qeverisjes lokale që inspektimet të shtrihen edhe në zonat rurale, në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë për territorin e kësaj komune.

“Ky aksion do të zhvillohet edhe në fshatra të tjera deri në përfundimin e ciklit të kontrollit në të gjithë zonën rurale të Ferizajt.

Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla tek autoritetet kompetente lokale, në mënyrë që tregu të pastrohet nga produktet që nuk përmbushin kushtet për konsum dhe siguria për qytetarët të rritet”, ka thënë Berisha.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)