Kronikë

Burri me dhunë e dëbon nga shtëpia bashkëshorten shtatzënë

Descriptive Text

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi me dhunë e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij shtatzënë.

Policia njofton se viktima ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pas rastit që ka ndodhur të mërkurën pasmesnate.

Njësiti policor në banesën e tij ka gjetur dhe konfiskuar dy bimë të kanabisit të cilat ishin të mbjelle në saksi.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.