Kronikë

Kthen borxhin me paratë e punës, inskenon grabitje

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi kishte inskenuar një rast të grabitjes me armë në një kazino ku ai punonte.

I dyshuari B.B., 37-vjeçar, kishte njoftuar policinë sot rreth orës 05:30 se në kazino kishin hyrë dy persona të armatosur me armë dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku kishte 490 euro dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga vet ai, si dhe ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura, ja ka dhënë një personi të cilit i kishte patur një borxh.

Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.