Kronikë

Theret një person në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë nga një tjetër pas një mosmarrëveshje në fshatin Buqan të Pejës, të hënën në mbrëmje.

Të dy janë arrestuar dhe kanë marrë tretman mjekësor, ku njëri mbetet akoma në spital.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.