Kronikë

Vjedhin naftë në disa kamionë, arrestohen

Në Kaçanik dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, raporton Koha.net.

Tek ata, thotë raporti i policisë, gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur disa bidonë me derivate të naftës rreth 300 litra.

Dyshohet se naftën e kishin vjedhur në disa kamionë të një kompanie.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.