Kronikë

Aksident trafiku me gjashtë të lënduar në Zhur të Prizrenit

Descriptive Text

Dje, rreth orës 12:30, në fshatin Zhur të Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kane pësuar gjashtë presona dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.