Kronikë

Në Pejë burri rrah gruan, në Gjilan vëllai vëllanë

Edhe një rast dhune në familje, është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një burrë në Pejë ka rrahur bashkëshorten.

Policia e Kosovës njofton se viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull shqiptar ai e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendime të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rast i një natyre tjetër ka ndodhur në Gjilan.

Policisë atje i ka dalë punë për të arrestuar një burrë shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.