Kronikë

Dy të rinj vdesin në një aksident trafiku në Lezhë

Një aksident fatal për dy të rinj ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.

Mësohet se pak pas mesnate, rreth orës 01:40 të së mërkurës, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, policia është njoftuar për një aksident të rëndë automobilistik.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se policia ka konstatuar se mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.