Kronikë

Katër persona të armatosur mësyjnë grabitje, punëtorit të sigurimit i drejtojnë armën

Descriptive Text

Një punonjës i sigurimit në Prishtinë, është ankuar në Policinë e Kosovës, se në orën 04:10, të datës 17.08.2018, katër burra kanë provuar të grabisin vendin ku ai ruante.

Ka thënë t’i jetë drejtuar arma, në afërsi prej 3 metrash.

“Ankuesi mashkull shqiptar, punëtor sigurimi ka raportuar se katër persona të armatosur kanë tentuar të futen brenda në lokal ku ishte duke bërë sigurimin e objektit, të dyshuarit i kishte drejtuar armën nga një largësi tre metra por nuk kanë shkrepur dhe më pas janë larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar”, raporton Policia e Kosovës, përcjell Koha.net.

Ndërkohë në Ferizaj raportohet të ketë ndodhur një grabitje e armatosur, në orën 02:16 të 17 gushtit.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur pazarin ditor rreth 500 euro dhe dy paketa cigare në vlerë 2000 euro. Të dyshuarit kanë ikur me veturën pasat, e cila me vonë nga policia është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt”.