Kronikë

Një gjashtë vjeçare plagoset nga plumbi qorr

Një plumb qorr për pak sa nuk ia ka marrë jetën një vajze 6 vjeçe nga Podujeva, e cila po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo ka pësuar derisa po lunte me fëmijët tjerë në ballkonin e shtëpisë së saj. Plumbi e ka goditur në gjoks, por pas intervenimit të kirurgëve, ajo është jashtë rrezikut për jetë, përcjell televizioni publik.

Prindërit kërkojnë më shumë siguri nga shteti, ndërsa Policia thotë se po merret me rastin.