Kronikë

Rrezikoi të mbytej në Sarandë, shpëtohet turistja nga Kosova

Një turiste 60-vjeçare nga Kosova është shpëtuar sot nga mbytja nga rojet bregdetare në plazhin Rinia të Sarandës.

Shtetasja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë, por më pas kishte bërë thirrje për ndihmë, shkruan Shekulli.

Rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga shkuan në ujë për t’i ardhur në ndihmë.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës.

Shtetasja Sebrie Hyseni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.