Kronikë

Mbahet në paraburgim i dyshuari për kanosje

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj, të datës 09.08.2018.

A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij.