Kronikë

Grafite me mesazhe urrejtjeje ndëretnike në Restelicë të Dragashit

Në fshatin Restelicë të Dragashit, që banohet nga komuniteti goran, dje janë shfaqur grafite me përmbajtje urrejtjeje ndëretnike, raportoi Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në raport thuhet se në fshatin Restelicë, Dragash, dje në orën 18:00 është raportuar se në hyrje të fshatit, në murin e tunelit, personi a persona të panjohur kanë shkruar grafite në gjuhen serbe me përmbajtje që shkaktojnë urrejtje ndëretnike. Raportohet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se po e heton rastin.

Restelicë banohet nga komuniteti goran, të cilin Beogradi vazhdimisht e thërret dhe e stimulon për mosbindje ndaj pushtetit legal në Kosovë, rikujton Koha.net.