Kronikë

Tetë të lënduar në një aksident në Kaçanik

Në rrugën magjistrale të Kaçanikut, mbrëmë në orën 20:35, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona K-Shqiptarë.

Viktimat janë dërguar në QKUK ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.