Kronikë

Në Shillovë të Gjilanit konfiskohen 6 aparate të lojërave të fatit

Gjilan, 14 gusht-Doganat e Kosovës kanë konfiskuar 6 aparate të lojërave të fatit të cilat ishin pa numër serik, e të cilat ishin fshehur në një kafene në fshatin Shillovë të Gjilanit, në të cilën ishin zhvilluar veprimtari pa leje të basteve sportive dhe lojërave të ndaluara “Luck Balls”, shkruan sot Koha Ditore.

Oficerët doganorë kanë iniciuar procedura kundërvajtësve të cilët kishin ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. “Oficerët doganorë kanë realizuar një kontroll në një lokal me mbishkrim “Insomnia Caffe” në fshatin Shillovë të Komunës së Gjilanit. Me këtë rast në një hapësirë të fshehur janë gjetur dhe konfiskuar 6 aparate për lojëra të fatit pa numër serik, gjithashtu kemi hasur ne veprimtari ilegale me bastore sportive dhe lojëra të ndaluara “Lucky Balls” nga Serbia. Te gjitha pajisjet janë konfiskuar dhe ndaj subjektit do të iniciohet procedura kundërvajtëse”, thuhet në një njoftim të Doganave së Kosovës.