Plas sherri për parkingje, tre të lënduar në Prizren Foto: Ilustrim

Plas sherri për parkingje, tre të lënduar në Prizren

13 gusht 2018 19:37

Rreth orës 16 e 45 minuta, në rrugën e “Pushkatarëve” në Prizren ka ndodhur një incident me ç’rast janë përdorur armë të zjarrit.

Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se sherri ka plasur në një parking të automjeteve.

“Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK. Policia tanimë ka arrestuar dy të dyshuar. Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka bërë të ditur Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme