Kronikë

Kapet në Muriqan gjermani me tetë pistoleta, vinte nga Kosova

Një shtetas gjerman është kapur në pikën e kalimit kufitar Muriqan.

Ai kishte në makinën e tij tetë pistoleta 15-she, raporton abcnews.al.

Nuk dihet se ku i kishte marrë ato armë, por policia mësoi se shtetasi gjerman vinte nga Kosova dhe po shkonte drejt Gjermanisë.

Ai u ndalua dhe u dërgua në paraburgimin e policisë së Shkodrës. Sipas një zyrtari të policisë, ky është një rast që lidhet me trafikun e armëve nga Kosova drejt vendeve të BE.