Kronikë

Mbetet në burg Ritvan Zykaj

Descriptive Text

Nën masa të forta sigurie ka mbërritur në gjykatën e Vlorës Ritvan Zykaj, autori i masakrës së 8 viktimave, anëtarë të fisit të tij, mes tyre dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës.

Arrest me burg ka qenë masa e kërkuar nga prokurori i çështjes Saimir Smaka dhe i vendosur nga gjykatësja Esmerilda Habilaj.

Lexo edhe:  Autori i vrasjes së 8 familjarëve del para Gjykatës

Në pamjet e para nga salla e gjykatës, Ritvan Zykaj dukej i qetë. Madje ai ka heshtur edhe kur është pyetur nga gazetarët e pranishëm se përse e kreu krimin, transmeton tch.

Ritvan Zykaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, si edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet e fundit kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës. Nga dëshmitë e dhëna në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.